Shqipëria bën detyrën, mposht 3 me 1 Ishujt Faroe

SHQIPËRIA: Berisha, Hysaj (K), Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Asllani (Bare), Ramadani, Asani (Mehmeti), Bajrami (Muçi), Seferi (Sadiku), Cikalleshi (Uzuni) – Trajner: Sylvinho

ISHUJT FAROE: Gestsson, Sorensen, Vatnsdal, O. Faero, V. Davidsen (K), R. Joensen (Knudsen), Andreasen, G. Vatnhamar (Hendriksson), S.Vatnhamar (Radosavlevic), K. Olsen, Edmundsson (Johansen) – Trajner: Håkan Ericson


ARBITËR: Chrysovalantis Theouli / Michael Soteriou & Pavlos Georgiou (Qipro)

STADIUMI: “Tórsvøllur”

NË KOMENT: Alban Xhihani & Andi Lila


Mbyllet me rezultatin 1-3 ndeshja Ishujt Faroe-Shqipëri. Kuqezinjtë marrin me vete 3 pikët. Një lojë shumë e bukur nga kombëtarja jonë, e cila pati mundësinë që të fitonte edhe më thellë. Shumë raste të humbura dhe mbi të gjitha një penallti që nuk u shënua nga Cikalleshi.

90’ + 5 – Përfundon ndeshja Ishujt Faroe – Shqipëri. Kuqezinjtë fitojnë me rezultatin 3 me 1 falë golave të Bajramit, Asllanit dhe Muçit.

90’+ 1 – Super aksion, supegol! Ernest Muçi i vë vulën tre pikëshit. Shënon golin e tretë përballë Ishujve Faroe.

90’ – Arbitri i katërt jep 5 minuta shtesë.

87’ – Shqipëria kryen dy zëvendësimet e fundit. Largohet Asllani, në fushën e lojës futet Bare. Largohet edhe Taulant Seferi. Hyn në fushën e lojës, Armando Sadiku.

85’ – E pabesueshme! Përsëri e falim kundërshtarin. Pas rrezikut në zonën tonë, kuqezinjtë mundën të dilnin në kundërsulm, por Mehmeti nuk veproi si duhet. Topi në rivënie anësore për Shqipërinë.

84’ – Shpëtojmë mrekullisht nga një top i devijuar. Ishujt Faroe sulmojnë në fund të ndeshjes. Topi i devijuar nga mbrojtësit na shpëton.

79’ – Zëvendësime sërish për Ishujt Faroe. Largohen dy vëllezërit Vatnhamar. Në fushën e lojës Hendriksson dhe Radosavlevic.

78’ – Shqipëria ka nën kontroll ndeshjen. Mario Mitaj driblon në zonën kundërshtare me elegancë, por goditja është ballore. Pret portieri.

74’ – Sërish zëvendësime për Shqipërinë. Largohet Asani dhe në fushën e lojës futet Mehmeti. Largohet Bajrami dhe në fushën e lojës futet Ernest Muçi.

71’ – Me fat Shqipëria. Moment i vështirë për kuqezinjtë. Hysaj humb një top në zonë. Goditja me kokë e kundërshtarëve kalon ngjitur me portën.

69’ – Shpërdoron sërish Shqipëria. Kundërsulmi nga krahu i djathtë nuk arrin të finalizohet sërish nga Seferi. Goditja e tij shkon lart portës.

66’ – Zëvendësim tek Shqipëria! Largohet Cikalleshi. Në fushën e lojës futet Myrto Uzuni.

64’ – Zëvendësime tek Ishujt Faroe. Largohet Joensen për Knudsen. Largohet edhe Edmundsson për Johansen.

63’ – Super mundësi për Shqipërinë që të vulosë ndeshjen. Një kundërsulm i bukur i kuqezinjve nuk u finalizuar siç duhet nga Seferi.

60’ – Shqipëria qarkullon topin dhe administron rezultatin në pritje të ndonjë gabimi të kundërshtarit.

53’- Përsëri rrezikon Ishujt Faroe me goditje standarde. Topi del jashtë vijës fundore. Shpëton mrekullisht Shqipëria.

50’ – Gooooool! Shënon sërish Shqipëria! Shënon Asllani! Një supergol nga mesfushori kuqezi. Një pretendent serioz për golin më të bukur të kësaj jave.

49’ – Çfarë humb Hasani! Një penallti në lëvizje pas topit që i dha Asanit. Sulmuesi godet, por topi prek këmbën e mbrojtësit kundërshtar.

46’ – Rrezikshëm në fillim Ishujt Faroe. Mbyll Ramadani aksionin që po zhvillohej në zonën tonë.

45′ – Nis pjesa e dytë!

Mbyllet në barazim pjesa e parë e sfidës Ishujt Faroe-Shqipëri. Kuqezinjtë ishin në avantazh me rezultatin 1 me 0 falë golit të Bajramit, por u barazuan në fund. Kombëtarja është duke zhvilluar një ndeshje të mirë dhe ka humbur shumë raste. Shqipëria ka pasur shansin e artë të dyfishonte rezultatin, por Cikalleshi humbi një penallti. Ishujt Faroe goditën me pikën e tyre më të fortë, lojën në ajër.  

45’ + 1 – Përfundon në barazim pjesa e parë Ishujt Faroe-Shqipëri

45’ – Gol! Shënon Ishujt Faroe. Faero përfiton nga një goditje dënimi dhe shënon me kokë.

43’ – Lojë e bukur nga kuqezinjtë në sulm. Cikalleshi nuk arriti të përfitojë nga një aksion i bukur. Godet fort, por jo në kuadratin e portës. Vijon 0-1 sfida.

38’ – Këmbëngulës kuqezinjtë në sulm. Asllani tenton sërish jashtë zone. Por sërish nuk është i saktë. Topi shkon lart portës.

32’ – Sokol Cikalleshi humb shansin e artë për golin e dytë. Pret portieri i Ishujve Faroe.

30’ – Shqipëria fiton penallti!

29’ – Shqipëria administron rezultatin. Qarkullon topin dhe mundohet të organizohet.

19’ – Gooooool! Shënon Bajrami!

18’ – Seferi “vjedh” topin në mesin e fushës. Pason për Cikalleshin. Ky i fundit nuk lexon siç duhet lojën. Shkon dëm një moment shumë i mirë për kombëtaren.

12’ – Krosi i Jasir Asanit shkon në këmbët e Asllanit. Mesfushori godet fort, por topi shkon mbi traun e portës

8’ – Shqipëria “studion” kundërshtarin. Qarkullon topin për të gjetur hapësira.

5’- Asllani tenton me një goditje jashtë zone. Topi përfundon lart portës.

1’ – Cikalleshi shënon, por goli nuk quhet. Ishte pozicion jashtë loje.

0′ – Nis ndeshja.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share