Shqipëri: Ulet sërish çmimi i naftës dhe benzinës

Pa kaluar 24 orë nga mbledhja e Bordit të Transparencës, çmimi i karburanteve në vendin tonë është ndryshuar sërish. Nafta i është rikthyer vlerës prej 243 lekë për litër, nga 252 që u vendos një ditë më parë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Benzina do të shitet me 229 Lekë për litër nga 241 lekë për litër, ndërsa gazi me 81 lekë për litër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Këto çmime do të hyjnë në fuqi pasditen e sotme në orën 18:00.

“Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit. Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë”, thuhet në vendimin e bordit. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share