Shqipëri: Ulet çmimi i naftës

Bordi i Transparencës ka vendosur ditën e sotme çmimet e reja për karburantet të cilat do të hyjnë në fuqi në orën 18:00. Çmimi i naftës është ulur me 4 Lekë, nga 265 lekë për litër që ishte, ka shkuar 261 lekë/litër.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ulje ka pësuar edhe çmimi i benzinës pasi nga 241 lekë/litri, do të tregtohet me 236 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 86 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 74 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Lexo gjithashtu
Total
0
Share