Shqipëri: Ulen çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve në vendin tonë pas uljes në bursë.

Nga 248 lekë/litri, nafta kushton 239 lekë. Benzina do të shitet me 199 lekë/litër nga 205 lekë/litri që ishte më parë. Gazi ka ndryshuar sërish me 1 lekë/litër duke iu rikthyer vlerës 78 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 31 Gusht, ora 14:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share