Shqipëri: Tre shtetas rusë sulmojnë me armë kimike ushtarët në uzinën e Gramshit

Një incident është shënuar në uzinën ushtarake të Gramshit. Nga informacionet mësohet se tre shtetas të huaj, 2 rusë dhe 1 shtetas ukrainas, kanë hyrë në uzinë dhe kanë sulmuar me lëndë djegëse ushtarët. Për pasojë dy prej tyre kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në Spitalin e Traumës.

Shtetasit e huaj janë dy rusët Mikhail Zorin 24 vjeç, Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec.

Sipas informacioneve, rusët dhe ukrainasi pretendonin se ishin turistë. Ata kanë fotografuar ish-uzinën e prodhimit të armëve në Gramsh. Ushtarët shqiptarë ju afruan dhe i kërkuan shpjegim pasi i kanë informuar se është zonë ushtarake e nuk lejohet fotografimi apo filmimi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shtetasit e huaj tentuan të largoheshin dhe ushtarët këmbëngulën për t’i verifikuar. Në këtë moment, rusët i helmuan me spraj neuroparalizues. Ushtarakët reaguan duke ndaluar njërin prej tyre, kurse dy të tjerët u kapën nga forcat e policisë pas alarmit të dhënë.

Ngjarja po hetohen nga agjentët e Anti-Terrorit, të cilët po marrin në pyetje shtetasit e huaj që sulmuan ushtarët shqiptarë. Atyre u janë gjetur fotografi dhe filmime që kanë realizuar në perimetrin jashtë uzinës ushtarake të Gramshit./tvklan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share