Shqipëri-SHBA, 100 vjet marrëdhënie! Dokumentar historik i Tv Klan dhe Ambasadës së SHBA me fakte historike të rralla

Dokumentari i parë historik për 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA mblodhi mbrëmë diplomatë, politikanë, zyrtarë të lartë, gazetarë e shumë figura të njohura në premierën e shfaqur në Kinema Millenium, në Tiranë.

Kjo iniciativë e gazetarit Blendi Fevziu, në Tv Klan, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Tiranë, rijetizoi nëpërmjet pamjeve, fotove, dokumenteve dhe dëshmive të rralla momentet kyçe dhe përpjekjet dypalëshe për të mbajtur gjallë këtë marrëdhënie strategjike.

Ambasadorja Yuri Kim u ndal pikërisht në këtë mesazh në fjalën e saj.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Sikurse çdo marrëdhënie që është domethënëse, që është e rëndësishme edhe marrëdhënia jonë ka patur uljet dhe ngritjet e saj, por pjesa më e madhe prej tyre ka qenë ngritje. Dhe vërtetë ka patur një ndarje mes popullit shqiptar dhe amerikan dhe rishtazi ka patur sfida të reja. Ne të vërtetë kur Blendi erdhi dhe me sugjeroi që duhet bërë një film që fliste për marrëdhëniet mes SHBA dhe Shqipërisë fillimisht isha skeptike, por punuam së bashku dhe realizuam këtë film që është i mrekullueshëm dhe është një kontribut e në të njëjtën kohë aq i vërtetë i asaj që ka ndodhur”.

Roli patriotik i shoqatës Vatra në SHBA, momentin historik kur presidenti Woodrow Wilson mbrojti territorin e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris, anti amerikanizmin gjatë komunizmit deri në ditët e sotme ishin etapat kryesore të rijetëzuara në dokumentar. Për këtë rrugëtim të ekranizuar ambasadorja ka një falenderim.

“Më lejoni të përshëndes dhe falenderoj Sandrin dhe Blendin për sugjerimin e tyre shumë dashamirës që vërtetë rezultoi të ishte fantastik. Është një falenderim i madh për personat që kontribuuan dhe pararendësve tanë, por gjithashtu është një premtim i një të ardhme më të mirë të marrëdhënies sonë. Është një premtim që çfarëdolloj gjëje që mund të irritojë njëri-tjetrin, përsëri ne mund t’i kapërcejmë sfidat së bashku. Do të qëndrojmë me njëri-tjetrin në kohëra të mira dhe të këqija. Ndërsa hedhim sytë pas në 100 vitet e shkuara i shohim plot falenderim, ndërsa hedhim sytë në 100 vitet e ardhshme i presim me padurim”.

Për herë të parë ky dokumentar publikoi edhe pamjet e vetme filmike të takimit të Faik Konicës dhe Fan Nolit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe një moment tjetër mbresëlënës të panjohur, se si një familje shqiptare ruajti stemën e Legatës Amerikane që nga koha e largimit në vitin 1939, për ta rikthyer me hapjen e ambasadës vitin 1991.

Ambasadorja Kim nënvizoi se gjithçka e përfshirë në dokumentar ka të bëjë vetëm me historinë, duke u kujdesur të sqarojë se realizimi nuk synon të përçojë ndonjë mesazh të fshehur.

“Ky është mesazhi i këtij filmi, ky është mesazhi i marrëdhënies sonë. Më lejoni të them meqë jemi së bashku se nuk ka asnjë mesazh tjetër të fshehur sekret që ky film përcjell. Mund të shikoni imazhe të caktuara, individë të caktuar, por nuk ka mesazhe të fshehura”.

Dokumentari pasqyroi momente të tjera kulminante që nga vizita e ish-Sekretarit të Shtetit amerikan James Baker më 1991, i pritur me brohoritje nga mijëra shqiptarë, tek takimet e krerëve të qeverisë dhe shtetit me presidentët amerikanë, për të ardhur tek partneriteti i ngushte i ditëve të sotme.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share