Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë sërish çmimin e naftës dhe benzinës në vend. Nafta është rritur me 5 Lekë pasi do të shitet 195 Lekë/litër nga 190 Lekë/litër që tregtohej.
Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës, e cila nga 185 Lekë do të tregtohet me 189 Lekë për litër. Në vendimin e bordit rritje ka pësuar edhe gazi me 5 Lekë, duke e çuar në 80 Lekë për litër çmimin.
Bordi i Transparencës thekson se vendimet i ka marrë sipas lëvizjeve të bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi në orën 18:00 të ditës së sotme dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të tij.
Tv Klan