Kutitë do të hapen në 5 Qershor me kërkesë të dy anëtarëve të KAS
Ndonëse rrëzoi kërkësen e koalicionit Berisha-Meta për të shpallur të pavlefshëm rezultatin e zgjedhjeve në Rrogozhinë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve do të bëjë rinumërim votash.
Këtë kërkesë e bënë dy anëtarët, Ledio Braho dhe Elvis Cefa për të hapur kutitë në 5 Qershor. Për rivlerësim do të jetë edhe kutia e burgut, e cila përmbysi rezultatin.
Në Rrogozhinë u shpall fitues kandidati socialist, Edison Memolla me një diferencë vote prej vetëm 30 votave kundrejt kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ndërkohë, numri i votave të pavlefshme në këtë zonë zgjedhore në votimin për kryetar të bashkisë është 276 vota.
Klan News