Shqipëri: Pritet të nisë protesta e opozitës kundër qeverisë

Teksa na ndajnë pak minuta nga nisja e protestës së Partisë Demokratike, disa nga protestuesit kanë mbërritur në selinë blu dhe disa të tjerë para Kryeministrisë. Pikë takimi do të jetë Bulevardi para Kryeministrisë ku do të jetë pika e fundit ku do të zhvillohet protesta e opozitës. Mësohet se në protestë do të mbajnë fjalime politikanë, personalitete dhe grupe të tjera të interesit, në fund do të ketë një fjali edhe kryetari i PD-së Sali Berisha.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Leja zyrtare që ka marrë PD për të zhvilluar këtë protestë është prej 2 orësh, pra të nisë në 19:00 dhe të mbarojë në orën 21:00. Qarkullimi në bulevardin Dëshmorët e Kombit do të bllokohet në orën 19:00-21:00. Policia ka marrë masat duke angazhuar 1200 punonjës të policisë për mbarëvajtjen e protestës së sotme që do të mbahet në orën 19:00.

Kjo është protesta e parë e opozitës që nga marrja e drejtimit të Partisë Demokratike nga ana e Sali Berishës. Më herët gjatë ditës së sotme, Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e cilësoi protestën e sotme si nisjen e një procesi për largimin e qeverisë së Edi Ramës.

“Kjo është protesta që inauguron procesin e largimit të Edi Ramës nga pushteti. Ç’ka do të thotë se protestat ndalen vetëm atëherë kur realizojnë qëllimin madhor”./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share