Parlamenti vijon punimet në seancë plenare. Seanca drejtohet nga nënkryetarja e shumicës parlamentare, Ermonela Felaj, pasi ndaj kryeparlamentares Lindita Nikolla ka një kërkesë nga deputetët e PD për shkarkimin e saj, çështje që është në rend dite.
Ndërkohë, para nisjes së seancës, u mblodh Byroja e Kuvendit për të shqyrtuar apelimin e Partisë Demokratike që kundërshtonte përjashtimin nga seanca plenare të 12 deputetëve të PD, kërkesa e cila u rrëzua dhe u la në fuqi përjashtimi.