Shqipëri: Nis zyrtarisht fushata elektorale

Partitë dhe kandidatët mund të prezantojnë programet e tyre

Ka nisur sot zyrtarisht fushata elektorale për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Partitë politike, kandidatët për kryebashkiakë dhe ata për këshilltarë mund të prezantojnë programet e tyre deri më 12 Maj 2023, kur është edhe dita e fundit e fushatës zgjedhore.

13 Maji do të jetë heshtje zgjedhore dhe më 14 Maj zgjedhësit do të kenë mundësi të shprehin votën e tyre për kandidatët dhe subjektet zgjedhore që marrin pjesë në këto zgjedhje.

Prej ditës së sotme matet edhe koha televizive për çdo subjekt zgjedhor sipas përcaktimeve të vendimit të KQZ-së.

Partia Socialiste vjen në këto zgjedhje me një fushatë ndryshe, duke shmangur takimet masive, ndërsa është përqëndruar në tubime të vogla.

Ajo e nisi fushatën e saj të mërkurën me një takim në Tiranë, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Ndërsa Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” do ta hapë fushatën e saj zyrtare ditën e nesërme me një takim në stadiumin “Air Albania”.

Tv Klanhttps://youtu.be/AS4o_c8es5k

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share