Shqipëri: Mbërrijnë 250 testet e para për linë e majmunit

MANASTRILIU: RASTET ME COVID NË RRITJE, QYTETARËT TË VAKSINOHEN

 Rastet me linë e majmunit janë përhapur në 29 vende ku janë konstatuar më shumë se 1700 raste. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu nga laboratori i ISHP tha se edhe pse vendi ynë ka rriskt të ulët janë marrë testet e para për rastet e dyshuara. Ajo ka bërë apel për vaksinim të covid 19 pasi rastet do vinë në rritje.

Kanë mbërritur në Shqipëri testet e para për diagnostikimin e rasteve të dyshuara me linë e majmumit apo kontakteve të tyre. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manatirliu vizitoi laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik. Sipas saj vendet Europiane tashmë janë në alert, sepse janë më shumë se 29 vende ku janë konstatuar mbi 1700 raste të lisë së majmunit, por shqipëria vlerësohet si një vend me rrezik të ulët.

“Në laboratorin e referencës në Institutin e Shëndetit Publik tashmë ne kemi bërë të mundur që për 250 rastet të para që mund të jenë të dyshuara, të kemi dhe testet specifike në këtë laborator. Pra, do të kemi mundësi që pikërisht në këtë laborator, pa i çuar në laboratorët e referencës, të mundet të testojmë raste të dyshuara dhe gjithashtu kontaktet e dyshuara të rasteve”deklaroi Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastarliu

Duke folur për situatën epidemiologjike ku ditët e fundit është vënë re një shumëfishim i rasteve pozitive me Covid19, Manastirliu i bëri apel qytetarëve që të vijojnë të vaksinohen.

“Ashtu sikurse edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë ka alertuar, do të kemi edhe një rritje të rasteve. Vjeshta sigurisht që do të vijojë që të ketë sfidat e saj në raport edhe me rastet covid, në raport edhe me variantet e reja. Por vaksinimi është fjala kyçe. Ne do të vijojmë proçesin e vaksinimit. Do të vijojmë që të jemi në të gjithë territorin. Njesitë e lëvizshme tashmë po bëjnë një punë fantastike në gjithë territorin, duke vijuar vaksinimin derë më derë dhe duke kapur pikërisht ato xhepat e popullatës që ende nuk janë vaksinuar me dozën e tretë. Ndërkohë që ne kemi të miratuar dhe dozën e katërt”, deklaroi Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastarliu

Sipas ministres fokusi është modernizimi I laboratorit të ISHP, ajo bëri me dije se në vjeshtë pritet që të forcohen kapacitetet me një aparaturë moderne për sekuencimin e genomit./KLanNews

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share