Rama në zyrë prej orës 12:00, çfarë ndodh në selinë e PS-së

Atmosfera në selinë e Partisë Socialiste është e lartë. Atje janë mbledhur mbështetës të rinj, aktivistë të kësaj force që po festojnë fitoren në 3 bashkitë ku u votua dhe numërua elektronikisht.

Ndërkohë gazetarja Elja Zotka raporton se kryeministri Edi Rama nuk ka lëvizur nga zyra e tij këtu në selinë rozë, ndodhet që prej orës 12:00 pasi votoi në Surrel.

 

Më herët, Rama postoi në rrjetet sociale një foto ku kishte shkruar se PS do të fitojë 51 bashki ndërsa opozita 0-11 bashki.

Kujtojmë që deri më tani është publikuar rezultati në 3 bashkitë ku u votua dhe numërua elektronikisht, Elbasan, Vorë dhe Kamëz. Në të treja fitoi PS-ja./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share