Shqipëri: Lamtumira e fundit për ish-presidentin Nishani

NDERIME NGA POLITIKANE, DIPLOMATE E GAZETARE EDHE NGA TROJET SHQIPTARE

Me ceremoni shtetërore u përcoll për në banesën e fundit ish-presidenti Bujar Nishani, i cili ndërroi jetë në mënyrë të parakohshme. Në institucionin e presidencës, Bujar Nishani u nderua nga politikanë, diplomat, gazetarë por dhe figura të larta nga rajoni.

2 qershori e gjeti vendin në zi kombëtare, në nder të ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani i cili u përcoll në banesën e fundit.

Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike, flamuri kombëtar u ul në gjysmështizë. Ceremonia e homazheve u organizua në Presidencë, deri në orën 12:00 të drekës. Ish-presidentit iu dha lamtumira e fundit nga të afërm, politikanë, diplomatë dhe gazetarë nga të gjitha trojet shqiptare.

Mes tyre, edhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Lamtumirën e fundit Bujar Nishanit ia dha edhe bashkëpunëtori I tij, Ish kryeministri Sali Berisha, i shoqëruar nga Liri Berisha.

Në selinë zyrtare të presidencës, kreu i shtetit Ilir Meta mbajti fjalimin e lamtumirës për ish-presidentin Nishani.

ILIR META- PRESIDENT I REPUBLIKËS

Nderimet e fundit i bëri dhe ish-kreu i shtetit Alfred Moisiu, i cili e konsideroi largimin e parakohshëm nga jeta të Bujar Nishanit, si një humbje të madhe për shtetin shqiptar.

ALFRED MOISIU- ISH-PRESIDENT I REPUBLIKËS

Në homazhe morën pjesë dhe zyrtarë të lartë nga Kosova, presidentja aktuale Vjosa Osmani, dhe ish-Presidenti Fatmir Sejdiu.

FATMIR SEJDIU- ISH-PRESIDENT I KOSOVËS

Përvec kolegëve demokratë, nderuan ish-presidentin Nishani edhe shumë figura socialiste, deputetë e ministra. Taulant Balla, e konsdieroi Nishanin, një figurë që ka respektuar Kushtetutën dhe institucionet.

TAULANT BALLA- KREU I GRUPIT TË PS

Në ceremoninë zyrtare të lamtumirës së ish-Presidentit, ish-ministrit dhe ish-deputetit demokrat, nuk ishte i pranishëm Kryeministri Edi Rama dhe as ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Trupi i ish-presidentit u shoqërua nga një kortezh mortor deri te Ura e Lanës e më pas u percoll për në varrezat e Sharrës në Tiranë. Ish-Presidenti Bujar Nishani ndërroi jetë në moshën 56- vjeçare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share