Akuzat në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK, Rama: E pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur

Teksa zhvillohet dita e dytë e gjyqit në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së, Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish duke i konsideruar të pagëlltitshme akuzat ndaj tyre.

“Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! Megjithatë UÇK nuk do të mundet nga padrejtësia”, shkruan Kryeministri Edi Rama në Facebook.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share