Pas Kosovës, më shumë italianë, gjermanë e polakë
Muaji Korrik ka shënuar një tjetër rekord sa i përket hyrjeve të turistëve të huaj në vendin tonë.
Të dyja këto shifra janë nivele rekord të paregjistruara ndonjëherë më parë në vendin tonë sa i përket flukseve të turistëve.
Një shifër e lartë është edhe totali i turistëve që kanë hyrë nga Janari në Korrik, mbi 5.1 milionë turistë, ose 30.6% se e njëjta periudhë e një viti më parë kur numëroheshin vetëm 3.9 milionë turistë.
Po ashtu të dhënat e INSTAT, tregojnë se numri më i lartë i turistëve ka ardhur nga Europa, e më pas nga Amerika. Turizmi patriotik vazhdon të mbajë kryesimin. Shqiptarët e Kosovës që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet zënë 40 % të totalit. Pas tyre numrin më të lartë të të huajve e mbajnë italianët, që zënë 9% të totalit, pasuar nga gjermanët dhe polakët.
Nuk mungojnë edhe vizitorët nga Lindja e Mesme.
Këto shifra rekord, tregojë se turizmi gjatë këtij viti ka qenë më i miri i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri.
Tv Klan