Shqipëri, goditet me thikë një kryetar bashkie

Kryetari i Bashkisë së Divjakës Fredi Kokoneshi është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar.

Gjendja e tij është e stabilizuar dhe do të marrë mjekim tek Trauma.

Ndërsa shoferi i tij pritet që të dërgohet më vonë në Tiranë pasi të stabilizohet gjendja e tij shëndetësore.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fredi Kokoneshi dhe shoferi u goditën nga ish-punonjësi i bashkisë

Kreu i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij, Gazmend Bullari u goditën me thikë nga shtetasi Orges Xhelili, një ish-punonjës i bashkisë që shihni në këtë foto.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 9 të mëngjesit pranë një banese në ndërtim në afërsi të Bashkisë Divjakë, aty ku shenjat e ngjarjes së rëndë ishin të dukshme deri në mesditë.

Autori e ka pritur Kokoneshin dhe ka nisur ta ofendojë dhe më pas ka nxjerrë thikën duke e qëlluar dy herë në brinjë dhe në shpatull. Në mbrojtje të Kokoneshit ka shkuar shoferi, i cili gjithashtu është goditur me thikë, duke marrë disa plagë në pjesën e barkut. Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmend Bullari u dërguar fillimisht në ambulancën e Divjakës dhe pastaj në Spitalin e Lushnjës.

Për shkak të situatës së tij jo të mirë, kreu i Bashkisë së Divjakës u dërgua më pas në Spitalin e Traumës. Drejtuesi i Policisë së Fierit Alfred Çepe dhe prokurori i Lushnjës, Elion Mustafa thanë se po hetohet për motivet e ngjarjes.

Alfred Çepe: Është plagosur me mjet prerës thikë kryetari i bashkisë Fredi Kokoneshi dhe drejtuesi i mjetit të tij, Gazmend Bullari. Nga ana jonë do të punohet për të sqaruar të gjitha rrethanat.

Elion Mustafa: Janë kryer veprimet e para hetimore. Ngjarja po ndiqet në dinamikë.

Burimet thanë se shkak për plagosjen u bë një konflikt për motive të dobta, ende të pakonfirmuara nga grupi i hetimit.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share