Shqipëri/ Dhunoi të miturën, edukatorja del para gjykatës

Majlinda Dehima, edukatorja 48-vjeçare që pak ditë më parë dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin “Stinët” del sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Ky rast i rëndë u denoncua në emisionin “Stop” në Tv Klan.

Dehima akuzohet nga Prokuroria e Tiranës për keqtrajtim të të miturës në lidhje me dhunën ndaj 3-vjeçares e cila për pasojë ka thyer këmbën.

Seanca zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pa praninë e kamerave, ku Dehima po jep shpjegimet e saj lidhur me ngjarjen e ndodhur me 1 Nëntor.

Sa herë është marrë në pyetje, në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, edukatorja ka deklaruar se nuk ia ka thyer ajo këmbën, por fëmija e ka thyer këmbën tek ndarëset e krevatit teksa ishte shtrirë për të fjetur në orarin e drekës.

Ky deklarim është hedhur poshtë pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe të publikuara sërish në emisionin “Stop”.

U deshën disa ditë për të dalë në konkluzionin që Dehima të ishte në një masë sigurimi më të ashpër si ajo e arrestit me burg, pasi fillimisht u hetua në gjendje të lirë.

Krahas mbylljes së aktivitetit vijon një hetim në gjendje të lirë për pronarin e kopshtit, Daniel Danushi.

Megjithatë, siç bëri me dije disa ditë më parë, drejtuesi i emisionit “Stop” Saimir Kodra, se ky person sipas të dhënave në QKB merret me gibs, ndërsa bashkëshortja e tij, Entela Danushi është sipas letrave të QKB-së personi që ka hapur kopshtin.

“Është bllokuar ai që merret me gipsin, jo kjo që ka bërë kopshtin”, tha Saimir Kodra në “Opinion”.

Çifti e ushtronte këtë aktivitet në ilegalitet pasi kopshti siç bëri me dije Ministria e Arsimit ishte i palicensuar./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share