Bektashianët festojnë “Sulltan Novruzin”

Shënon rigjallërimin dhe lindjen e shpresës

Besimtarët bektashianë festojnë sot Ditën e Sulltan Novruzit që përkon edhe me ditëlindjen e të madhit Imam Aliut. Për bektashianët, 22 Marsi, përfaqëson një ditë të shënuar dhe më të bekuara të vitit, ku çdo gjë nis të rigjallërohet dhe ku lind shpresa për një të ardhme më të mirë.

Këtë festë në vendin tonë e kanë uruar edhe krerët e shtetit dhe politikanë të ndryshëm. Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që urimin ta përcjellë me një foto nga teqeja në Kurorën e Malit Sevaster në Selenicë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ndërsa kreu i shtetit, Presidenti Bajram Begaj ka zgjedhur që këtë ditë ta kalojë me besimtarët bektashian në Përmet. Urime për Sulltan Novruzin ka përcjellë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share