Deputetët e Partisë Demokratike po përplasen me Gardën në hyrje të sallës së Parlamentit.
Deputetët e opozitës po kërkojnë të hyjnë në Parlament për seancën e sotme plenare, por Garda nuk i lejon për shkak se një pjesë e tyre janë të përjashtuar.
Hyrja e Parlamentit është e bllokuar nga punonjësit e Gardës për të mos lënë në seancë deputetët e Partisë Demokratike që janë të përjashtuar me 10 ditë për shkak të sjelljes së tyre në seancat e kaluara plenare.
Një pjesë e deputetëve kërkojnë që të lejohen ata ligjvënës të cilët nuk janë të përjashtuar.
Bëhet fjalë për 13 deputetë të cilët janë të përjashtuar me 10 ditë nga jeta parlamentare.
/tvklan.al