Një furgon që trasportonte nxënësit e shkollës profesionale të Bulqizës drejt minierave është aksidentuar këtë të Enjte në Bulqizë.
Sipas gazetarit të Klan News Neki Feta, 5 fëmijë janë dërguar në spitalin rajonal. Gazetari bën me dije se nxënësit e degës “Gjeologji Miniera” shkojnë çdo ditë për të kryer praktikën në galeritë e kromit.
Nga informacionet e marra, 5 gjimnazistë janë dërguar në spital. Burime të gazetarit nga spitali bëjnë me dije se të 5 nxënësit po marrin ndihmën mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ende nuk ka dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen./tvklan.al