Verifikim për zbatimin e masës së sigurisë
Në Shqipëri, Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë kryer paraditen e sotme një kontroll në shtëpinë e ish-Kryeministrit Sali Berisha për të verifikuar nëse ai po zbaton masën e sigurisë të vendosur nga Gjykata e Posaçme.
Erion Ismaili, Drejtor i Krimit Ekonomik në Tiranë, i shoqëruar nga një efektiv me uniformë policie, janë parë të hyjnë në banesën e ish-Kryeministrit në rrugën “Mustafa Metohiti” në Tiranë.
Ata kanë qendruar brenda vetëm për pak minuta dhe janë larguar. Ish-Kryeministri vijon të qëndrojë në “arrest shtëpie” në bazë të vendimit të gjykatës së marrë javën e kaluar.
Tv Klan – Agjentët e policisë në banesën e Berishës, verifikim për zbatimin e masës së sigurisë