Një pacient ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Viktima është një 93-vjeçare nga Tirana.
Ndërsa 445 qytetarë kanë rezultuar të infektuar nga 1368 testime që janë kryer. Rastet pozitive janë 120 në Tiranë, 36 në Fier, 29 në Lushnje, 24 në Durrës, 22 në Sarandë, 21 në Vlorë, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Divjakë, Pogradec, nga 9 qytetarë në Kurbin, Krujë, Berat, nga 8 qytetarë në Lezhë, Kamëz, Himarë, 7 në Malësi e Madhe, nga 6 qytetarë në Shkodër, Mallakastër, Korçë, nga 5 qytetarë në Mirditë, Shijak, Patos, Selenicë, Maliq, Kuçovë, nga 4 qytetarë në Bulqizë, Gjirokastër, Përmet, Dimal, nga 3 qytetarë në Kavajë, Dibër, Delvinë, nga 2 qytetarë në Pukë, Kukës, Mat, Këlcyrë, Tepelenë, Gramsh, nga 1 qytetar në Vorë, Rrogozhinë, Roskovec, Libohovë, Devoll, Kolonjë, Skrapar.
Janë 3,533 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 22 pacientë. Janë shëruar 401 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 315,943 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (17 Gusht 2022)
Raste të reja ditore 445
Të shëruar në 24 orë 401
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 1368
Testime totale 1,945,846
Raste pozitive 323,050
Raste të shëruara 315,943
Raste Aktive 3,533
Humbje jete 3,574
/tvklan.al