Shpresë nga Azerbajxhani për zbutjen e krizës energjetike në Europë

Do të rrisë me 30 % furnizimin me gaz

Azerbajxhani është gati të zbusë pasojat e rënda që pritet të sjellë këtë dimër në Europë, reduktimi i importit të gazit rus. I cituar nga Radio Evropa e Lirë, ministri azer i Energjisë, Parviz Shahbazov premtoi se do të rrisë në 12 miliardë metra kub gazin që eksportohet drejt Europës, duke e rritur për këtë vit, kuotën e eksportit me 30% krahasuar me vitin e kaluar.

Për Bashkimin Europian, ky është një lajm i mirë teksa unioni po përgatitet për dimra të vështirë teksa, kurse Moska bllokon vazhdimisht rrjedhën e gazsjellësit Nord Stream 1 që furnizon kontinentin me gazin rus, për shkak të sulmit në Ukrainë. Aktualisht blerësit më të mëdhenj të gazit azer janë vendet e Bashkimit Europian, ku Bakuja eksporton 51% të totalit. Një pjesë e mirë transportohet me gazsjellësin TAP që kalon nga Shqipëria.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Vendet e unionit po përpiqen të shtojnë furnizimet nga burime të tjera për të ulur varësinë nga gazi rus dhe për të reduktuar kostot e energjisë që kanë arritur nivele shumë të larta.

Tv Klan

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share