QEVERIA: ILAÇI “TRIKAFTA” BRENDA 30 DITËVE NË DUARTË E PACIENTËVE
Pacientët me fibrozë cistike brenda 30 ditëve do të mund të pajisen me ilaçin e nevojshëm për këtë sëmundje,Trikafta. Kjo pasi qeveria njoftoi se procedurat administrative që ishin të nevojshme për blerjen e menjëhershme të ilaçit kanë përfunduar edhe atë në afat sa më të shkurtër. Për këtë qëllim madje sipas Qeverisë javën e kaluar nga Fondi i Shëndetësisë ka miratuar mbi 2.2 milionë euro.
“Dorëzimi i medikamentit Trikafta për këta pacientë pritet të realizohet nga furnizuesi, në periudhën më të shpejtë të mundshme, jo më të gjatë se 30 ditë, sipas procedurave të punës së prodhuesit dhe furnizuesit, ndërsa të ndërlidhur me specifikat e vetë medikamentit” – thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.
Nga Qeveria thonë se përmes ndryshimeve ligjore do ë mundësohet që shteti drejtpërdrejt të neogicoj për furnizimin e medikamentit Trikafta.
“Me këto ndryshime në rregulloret ligjore ekzistuese, të cilat grupi i punës pritet t’i përfundojë deri në fund të javës, jepet një zgjidhje sistematike, sepse shteti do të mund të sigurojë terapinë e nevojshme përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e medikamenteve” – thonë nga Qeveria.
Javën e kaluar për shkak të mungesës së ilaçit një pacient i diagonsikuar me fibrizë cistike ndëroi jetë, çka shkaktoi protesta para Qeverisë nga ana e Asociacionit për fibrozë cisitike. Kryeministri kryeministri Kovaçevski deklaroi se mund të ishte bërë shumë më tepër që ai të vazhdojë jetën e tij, por nuk është bërë për shkak të, siç tha ai, burokracisë së komplikuar në vendin tonë. /KlanMacedonia/