Në Shkup sanksionohen 203 shoferë, 34 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

MPB: Qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme dhe mbrë më ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetem në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 203 sanksione, prej të cilave tridhjetë e katër sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëzet e katër sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shofer, tetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

“Poashtu janë shqiptuar edhe pesëmbëdhjetë gjoba për automjete të paregjistruara, nëntë sanksione për shoferët fillestarë, tre sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), njëmbëdhjetë gjoba për përdorimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, tridhjetë e nëntë sanksione për shoferët e motoçikletave.”

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nga MPB gjithashtu thonë së kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë deri të qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë./KlanMacedonia/

 

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share