Shpresa për zgjatjen e armëpushimit në Gaza, më shumë pengje do të lirohen

Bisedimet për një zgjatje të mundshme të armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdojnë në Katar.

Përfaqësues të Izraelit thonë se kanë marrë një listë të pengjeve të mbajtura në Gaza, të cilët mund të lirohen më vonë gjatë së mërkurës, në ditën e gjashtë të armëpushimit.

Të martën, 12 pengje të tjerë u liruan nga Hamasi dhe Izraeli liroi 30 të burgosur të tjerë palestinezë.

Të burgosurit palestinezë kanë pretenduar keqtrajtim gjatë kohës që ndodheshin në burgjet izraelite. Një djalë 14-vjeçar tha se ishte dëshmitar i dhunës, ndërsa Izraeli nuk ka reaguar në lidhje me këto deklarata.

Nga konflikti i nisur me 7 Tetor mbetën viktima 1200 izraelitë dhe 240 të tjerë u morën peng nga Hamasi.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka deklaruar se më shumë se 14 mijë e 500 njerëz janë vrarë nga Izraeli./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share