Shporta e vjeshtës – Paralajmërohet ulja e çmimeve të 100 produkteve!

Pemë, perime dhe disa produkte ushqimore janë pjesë e prodhimeve që duhet të gjenden në shportën konsumatore të vjeshtës, që Ministria e Ekonomisë ka paralajmëruar se do të ulen çmimet për të përmirësuar standardin e qytetarëve.

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka theksuar se lartësia e cmimeve të rreth 100 produkteve do të varet nëse Grupi I Punës që është formuar për të përpunuar shportën e ashtuquajtur të vjeshtës, do të vendos se duhet të ketë kufizim të cmimeve ose të kufizohet marzha në 5, 10, 15%.

BESAR DURMISHI – MINISTËR I EKONOMISË

Ministria e Ekonomisë dhe Punës së bashku me Ministrine e Bujqesise dhe Ministrinë e Financave ka krijuar nje grup pune ku do të parashihen diku rreth 100 artikuj bazë ushqimor 100 artikuj të bujqësisë të cilë do te vendoset ose nje marzhë prej 5 përqind një simulim i marzhës prej 5, 10 dhe 15 përqind ose do të ketë një përcatkim një ngrirje të çmimit në bazë të kërkesave. 02:10 02:24 Ajo masë do të quhet shporta e konsumatoreve per ne vjeshte e cila do te jete ne interes te qytetareve, kjo mase apo kjo shporte konsumatore do te vazhdoje me aktivitete te tilla qe ne te ardhmen dmth te kemi edhe shport konsumatore per sezonin e dimrit shpoirt konsumatore per Ramazan shport konsumatore te perbashket. 02: 52

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi së bashku me inspektoratin e tregut kan inspektuar në terren dy libraritë për të parë nga afër vendimet e qeverisë për ndryshimet e çmimeve. Ministria e Ekonomise ka sjellur vendim për ngrirjen e marzhës për paisjet shkollore të nxënësve. Durmishi tha se qëllimi është që shërbimet për nxënësit të jenë të ulta.

Besar Durmishi:

Informacionet që na vijnë nga terreni janë se çmimet janë ndryshuar, ata vazhdojnë punën në qytetin e Shkupit më pastaj do të vazhdojnë edhe në të gjithë qytetet tjera keshtu qe te jemi te siguruar qe kjo masë do të realizohet në tërë shtetin tonë. 01:37

Ndryshe, Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi foli edhe për praktikat jokorrekte tregtare dhe shtoi se ky ligj në fund të këtij muaji do të jetë në funksion, ndërsa, sipas tij, bizneset kanë pasur 6 muaj kohë qe t`i harmonizojne çmimet dhe t`i vendosin në funksion.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share