Shpëtim Duro: Mendoj se me plotë meritë jemi në vendin e parë

Klubi i futbollit Struga Trim Lum në dy ndeshjet e fundit të sezonit vjeshtor kundër Voska Sport (ndeshja e mbetur nga java e 15-të) dhe kundër Bregallnicës në javën e 18-të me 6 pikët e fituara kaloi Shkupin dhe Shkëndijën dhe për here të dytë në historinë e klubit u shpallën kampion vjeshtor Struganët përkundër  faktit se gjatë sezonit vjeshtor kishin një orarë të ngjeshur për shkak aventurës së tyre më të gjatë në Evropë, në fund i’a arritën qëllimit që të shpallen kampion vjeshte, duke lënë pas vetes dy ekipet rivale FC Shkupin dhe Shkëndijën.

Trajneri I ekipit kampion Shpëtim Duro në deklaratën e dhënë për faqen zyrtare të klubit, ka thënë se Shkupin dhe Shkëndijën i sheh si rival deri në fund të sezonit për titullin e kampionit, por beson se  skuadra e tij është favorite për të dalë sërish kampion.

“Do jetë një rivalitet i fortë mes nesh, Shkupit dhe Shkëndijës, mirëpo në mënyrë absolute mund të them se neve jemi favoritët kryesor. Jemi përsëri kampion vjeshte, edhe përkundër ngarkesës së madhe që kishim patur, duke i referuar ndeshjeve të shumta që kemi pasur në Evropë si dhe kalendarit shumë të ngjeshur që kishim. Rivalët tonë nuk e shfrytëzuan këtë moment, ashtu që në fund mendoj se me plotë meritë jemi në vendin e pare.”, ka thënë trajneri Duro. 

Struga Trim Lum nga 18 ndeshje të zhvilluara në pjesën vjeshtore të kampionatit ka 13 fitore dhe  pesë disfata duke grumbulluar 39 pikë, një më shumë se FC Shkupi dhe 4 më shumë se Shkëndija

Struga Trim Lum në ndeshjen e javës së 19-të më 18  shkurt 2024, është mysafire e Rabotniçkit në Shkup./KlanMacedonia

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share