Shpeshtohen luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut të Libanit

Ushtria izraelite thotë se sulmoi luftëtarët dhe infrastrukturën e organizatës Hezbollah, brenda territorit libanez më herët gjatë ditës së sotme.

Mediat lokale në Liban, duke cituar dëshmitarë dhe zyrtarë, kanë raportuar për sulme të shumta shtesë të ushtrisë izraelite brenda territorit libanez këtë pasdite, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana e tij, grupi libanez Hezbollah pretendon se ka kryer katër sulme në pozicionet ushtarake izraelite këtë pasdite, duke thënë se ka shkaktuar viktima.

Megjithëse vazhdon që nga fillimi i konfliktit Izrael-Hamas, shkëmbimet midis Hezbollahut dhe forcave izraelite janë intensifikuar që nga përfundimi i armëpushimit në Gaza javën e kaluar.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share