Shpërthimi në Stamboll/ Gruaja që dyshohet të jetë autore, priti 45 minuta e ulur para shpërthimit

Ministri i Drejtësisë në Turqi, Bekir Bozdag, ka zbuluar detajet e shpërthimit në sheshin Taksim të Stambolli ku humbën jetën të paktën 6 persona.

Siç shpjegoi ai, gruaja që dyshohet se shpërtheu bombën u ul në një stol, priti 45 minuta para se të ngrihej dhe më pas bomba shpërtheu.

“Një grua ulet në një stol për rreth 45 minuta dhe shpërthimi ndodh menjëherë pasi ajo ngrihet”, tha ministri turk i Drejtësisë, duke u bërë thirrje qytetarëve që të mos mbështeten në lajme provokuese dhe të pavërteta. “Shumë lajme provokuese po qarkullojnë. Është e dobishme për qytetarët që të mos mbështeten në lajme joekzistente që synojnë të mashtrojnë. Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka nisur një hetim. Autorët e kësaj ngjarje natyrisht janë përgjegjës. Ky është një sulm kundër besueshmërisë, paqes dhe unitetit të Turqisë”, tha Bozdag për mediat turke.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200
Ministri i Drejtësisë në Turqi, Bekir Bozdag në vendin e shpërthimit
Ministri i Drejtësisë në Turqi, Bekir Bozdag në vendin e shpërthimit

Mediat turke kanë transmetuar pamjet e kamerave të sigurisë që tregojnë për gruan e dyshimtë që raportojnë autoritet turke.  Gruaja për të cilën pretendohet është me gjatësi rreth 1.65.

Edhe përkundër faktit që deri më tani asnjë nga grupet terroriste nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, kujtojmë që Stambolli dhe qytete të tjera turke kanë qenë në shënjestër në të kaluarën nga separatistët kurdë, militantët të të ashtuquajturës ISIS./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share