Shpërthimi në një xhami në Afganistan vret civilë dhe klerikë

Media “Al Jazeera” raporton se ka të paktën 14 viktima nga shpërthimi

Një shpërthim jashtë një xhamie në qytetin e Heratit në Afganistanin Perëndimor ka vrarë një klerik të profilit të lartë pro-taleban si dhe civilë.

Shpërthimi tronditi qytetin. Ende nuk dihet numri i sakte i viktimave, por rrjeti mediatik “Al Jazeera”, e cila citon burime të paidentifikuara thotë se janë vrarë mbi 14 persona.

Talebanët shprehen se kanë përmirësuar sigurinë në vend që nga marrja e pushtetit nga qeveria e mëparshme e mbështetur nga perëndimi, por muajt e fundit jane regjistruar disa shpërthime.

Ngjarjet e mëparshme në xhami janë marrë përsipër nga grupi ekstremist Shteti Islamik, i cili ka kryer një sërë sulmesh kundër pakicave fetare dhe etnike, si dhe objektivave talebane.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share