Shpërthimi në Mitrovicë të Veriut, deklarohen nga Policia e Kosovës

Klan Maqedonia njoftoi për një shpërthim të fuqishlm në orët e para të ditës së sotme në veri të Mitrovicës.

Nga shpërthimi nuk ka dëme materiale apo persona të lënduar.

“Ka qenë një detonim dikur rreth orës 01:00. Nuk ka dëme materiale, nuk ka të lënduar”, ka thënë një zëdhënës i Policisë së Kosovës, transmeton KlanKosova.

Ai ka shtuar se shpërthimi ka ndodhur pranë lagjes “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share