Shpërthimi në Dyseldorf, identifikohen 3 viktimat

Në Dusseldorf të Gjermanisë nga një shpërthim zjarri kanë vdekur tre persona dhe janë lënduar 16 të tjerë.

Policia gjermane ka bërë të ditur se zjarri erdhi pas shpërthimit të zjarrit në një kioskë që punonte me benzinë.

Tashmë janë identifikuar të tre viktimat: 18-vjeçari dhe 48-vjeçari banues në ndërtesën poshtë së cilës shpërtheu zjarri sipas autopsisë vdiqën si pasojë e thithjes së tymit, derisa operatori i kioskës, 55 vjeçar vdiq drejtpërdrejt si pasojë e shpërthimit, shkruan Bild, përcjell Klankosova.tv

Të plagosurit e shpërthimit të së enjtes po trajtohen në spitale dhe në disa raste edhe në klinikat e specializuara.

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share