Paralajmërimi i Macron-it për Ukrainën: Nuk mund të kemi më vija të kuqe

Franca dhe pjesa tjetër e aleatëve të botës perëndimore mund të ndërhyjnë në Ukrainë, nëse Rusia bën një përparim në frontin lindor.

Ky ishte mesazhi i presidentit francez Emmanuel Macron në një takim me liderët e opozitës të enjten.

“Nuk mund të kemi më vija të kuqe”, citohet të ketë thënë ai, njoftojnë mediet e huaja.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nuk është hera e parë që ka sinjale nga presidenti francez se ai nuk përjashton dërgimin e ushtarëve të NATO-s në Ukrainë. Në fillim të kësaj jave, Macron pati thënë se “po i afrohemi momentit për Evropën ku do të jetë e nevojshme të mos jemi frikacakë”.

Të enjten, Emmanuel Macron u takua me liderët e opozitës në Paris – një takim ku ai thuhet se ka nxjerrë hartat e frontit në Ukrainë dhe ka treguar vendet ku Rusia mund të depërtojë. Në takim, citohet të ketë thënë, se nuk mund të ketë më “vija të kuqe” se si Franca duhet të përfshihet në konflikt, njoftojnë mediet e huaja, transmeton RTK.

Macron dhe opozita kritike

Pas takimit që zgjati dy orë e gjysmë, opozita e bashkuar ishte shumë kritike ndaj Macron, i cili u akuzua për shfrytëzimin e luftës së Rusisë për të fituar avantazh politik përpara zgjedhjeve të BE-së në qershor.

“Kërcënimi për të dërguar ushtarë francezë për të luftuar një fuqi bërthamore si Rusia është e papërgjegjshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme për paqen botërore”, tha Jordan Bardella, kreu i partisë së Asamblesë Kombëtare të ekstremit të djathtë (ish Fronti Kombëtar).

Në anën tjetër të peshores politike, me Partinë Komuniste, tonet janë të ngjashme. Udhëheqësi i partisë, Fabien Roussel, tha se ai shqetësohet se Macron është gati të “angazhohet në përshkallëzim ushtarak, i cili do të ishte shumë i rrezikshëm”.

Kreu i Partisë së Gjelbër Marine Tondelier tha se “është jashtëzakonisht shqetësuese të shohësh presidentin të thotë se duhet të tregojmë se edhe ne nuk kemi kufij”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share