Shpërthimi i digës, uji përmbyt shtëpitë e ukrainasve

Të paktën 7 të zhdukur, gjendje e jashtëzakonshme në Nova Kakhovka

Qindra mijëra njerëz u evakuuan nga vendbanimet e tyre përgjatë lumit Dnipro të Ukrainës. Pas hedhjes në erë të një dige të madhe në qytetin Nova Kakhovka, dëmet kanë qënë katastrofike për banorët, të cilët janë detyruar të lënë gjithçka. Kjo ngjarje ka shtuar mjerimin tek banorët, të cilët kanë qënë në vijën e parë të frontit të luftës.

“Shtëpia ime ishte të paktën gjysmë metri ose më shumë nën ujë.Megjithatë, ka ende shumë persona që kanë zgjedhur të qëndrojnë aty duke rezistuar deri në fund.”

Të tjerë druhen se përmbytjet nuk do të kursejnë shtëpitë e tyre. Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 42,000 njerëz janë në rrezik nga përmbytjet.

“Situata është mjaft e vështirë. Nëse uji ngrihet edhe një metër, do të humbasim shtëpinë tonë. Ne po i transferojmë gjërat tona tani te fqinjët që ende nuk janë prekur nga përmbytjetet. Ata na lejuan ne të mund të sjellim gjërat tona dhe të qëndrojmë atje. Po përpiqemi të shpëtojmë sendet tona më me vlerë.”

Pavarësisht shpërthimit të digës, luftimet në terren vijojnë të jenë të ashpra. Ukraina ka denoncuar Rusinë si një shtet terrorist në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për ngjarjen e vitit 2014 kur avioni i linjës ajrore “Malaysian Airlines” u rrëzua dhe humbën jetën 274 persona.

Zyrtarët ukrainas thonë se avioni u rrëzua nga një raketë e prodhuar nga Rusia, kur avioni ishte në fluturim mbi Ukrainën lindore pro-ruse, të kontrolluar nga separatistët.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share