Shpërthim në terminalin e gazit në Shën Petersburg

Një sulm i dyshuar me dron ukrainas shkaktoi një zjarr të fuqishëm, 25 të vrarë nga bombardimet në Donetsk

Një sulm i dyshuar me dron ukrainas ka shkaktuar një zjarr të fuqishëm në një terminal të eksportit të gazit pranë qytetit të Shën Petersburg.

Shpërthimi i fuqishëm detyroi kompaninë të pezullojë disa operacione atje. Kompleksi Ust-Luga, i vendosur në Gjirin e Finlandës rreth 170 km në perëndim të Shën Petersburgut, përpunon kondensimin e qëndrueshëm të gazit në nafta të lehta dhe të rënda, karburant avioni dhe naftë. Porti përdoret për të transportuar produkte të përpunuara në tregjet ndërkombëtare.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Autoritetet kanë vendosur zjarrin nën kontroll ndërsa nuk ka raportime për të lënduar. Lidhur me shpërthimin e së dielës pranë Shën Petersburgut, guvernatori rajonal Alexander Drozdenko tha se ishte vendosur alarmi i lartë pas incidentit në terminalin e prodhuesit të gazit Novatek.

“Një sulm i suksesshëm në një terminal të tillë jo vetëm që shkakton dëm ekonomik për armikun, duke i privuar pushtuesit mundësinë për të fituar para për të zhvilluar luftën në Ukrainë, por gjithashtu ndërlikon ndjeshëm logjistikën e karburantit për ushtrinë ruse,” thuhet në mediat ukrainase.

Nga ana tjetër të paktën 25 persona u vranë nga bombardimet në një treg në periferi të qytetit të Donetsk në Ukrainë. 20 persona të tjerë u plagosën në sulmin në periferi të Tekstilshchik, duke përfshirë dy fëmijë, pas sulmeve ruse.

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e fshatit Krokhmalne në rajonin e Kharkiv të Ukrainës. Përparimi i vogël vjen pas një deklarate të ngjashme të bërë gjatë kësaj jave nga ministria e Mbrojtjes duke thënë se forcat e saj kishin marrë kontrollin e një vendbanimi të quajtur Vesele në rajonin lindor të Donetskut të Ukrainës. Rusia ka rritur sulmet rreth qyteteve lindore të Ukrainës si Kupiansk, Lyman dhe Avdiivka, megjithëse fitimet e saj kanë qenë modeste deri më tani.

Të dyja palët kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike të njëra-tjetrës gjatë javëve të fundit. Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht se ushtria e saj po përballet me mungesa të mëdha municioni, por ka vendosur si objektiv prodhimin e një milion dronëve brenda këtij viti.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share