Shpërthim në Shën Petersburg, vritet blogeri që mbështeste luftën e Rusisë në Ukrainë

Një shpërthim i fuqishëm bombe në një lokal në Shën Petersburg të Rusisë ka shkaktuar 1 të vrarë dhe 25 të plagosur.

Viktima është Vladlen Tatarsky, një bloger i njohur rus që përkrahte luftën e Rusisë në Ukrainë.

Një hetim për shpërthimin ka nisur nga autoritetet ruse, teksa deri tani askush nuk e ka marrë përsipër aktin.

Një zyrtar e drejtoi gishtin nga Ukraina për sulmin me bombë në Rusi, por nuk paraqiti asnjë provë. Ndërsa Ministria e Jashtme e Rusisë nuk ka bërë asnjë akuzë.

Agjencia e lajmeve “Tass” raportoi, duke iu referuar burimeve të pakonfirmuara, se bomba ishte fshehur brenda një statuje në miniaturë e cila i ishte dhënë blogerit rus pak minuta para shpërthimit. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share