Shpërthim në një shtëpi në Pensilvani, 4 viktima dhe 3 të plagosur

Ende nuk dihen shkaqet, shumë shtëpi të tjera janë përfshirë në flakë

Të paktën katër persona kanë humbur jetën ndërsa tre të tjerë janë plagosur kur një shtëpi shëptheu në periferi të qytetit të Pittsburgh në Kaliforni.

Tre të lënduarit janë shtruar në spital, dy në gjendje të qëndrueshme dhe një në gjendje kritike. Sipas asaj që shkruajnë mediat amerikane një person tjetër rezulton ende i zhdukur.

Shpërthimi shkatërroi tre banesa aty pranë ndërsa dhjetëra të tjera u dëmtuan. Autoritetet amerikane i janë përgjigjur menjëherë thirrjes së banorëve për të shuar zjarrin në disa shtëpi duke dërguar 20 zjarrëfikës të cilët janë përpjekur të shuajnë flakët.

“Duket si një zonë lufte,duket sikur një bombë goditi lagjen tonë dhe është thjesht për të ardhur keq”-tha një dëshmitar okular për mediat.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin, por autoritetet amerikane kanë nisur një hetim për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share