Shpërthim në Ankara, ministri turk: Sulm terrorist

BBC shkruan se një shpërthim ka ndodhur në afërsi të parlamentit turk në Ankara këtë të diel. Autoritetet lokale kanë deklaruar se bëhej fjalë për një sulm terrorist. Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se si pasojë e shpërthimit janë plagosur dy policë.

Dy autorët ishin në një makinë të vogël. Mjeti shpërtheu pasi shkoi në hyrje të ndërtesës së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë. Ministri Ali Yerlikaya tha se një prej autorëve humbi jetën në shpërthim ndërsa terroristi tjetër është neutralizuar nga forcat e sigurisë.

Mësohet se në zonën ku ndodhi ngjarja janë të vendosura një sërë ministrish turke./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share