Një shpërthim me bombë ndodhi pak pas mesnate në qendër të Athinës. Mediat greke raportojnë se shpërthimi shkaktoi dëme të mëdha materiale teksa në shënjestër ka qenë Ministria e Punës.
Ngjarja u paralajmërua nga dy telefonata të cilët paralajmëruan se në zonë kishin vendosur bombë. Fillimisht ata thanë se bombën e kishin vendosur në Ministrinë e Punës, ndërsa më vonë njoftuan se ndodhej përballë saj, në degën e një banke.
Gjatë telefonatave ata kanë marrë përsipër se sulmi është organizuar nga organizata “Vetëmbrojtja e Klasës Revolucionare”. Pas shpërthimit të bombës në vendngjarje shkuan xhenierët mbi dyshimet për një të dytë, por nuk gjetën gjë. Ndërkohë rruga ku ndodhi shpërthimi është bllokuar nga autoritetet.
Mediat shkruajnë se ky sulm i çon grekët të paktën 5 vite më parë pasi së fundmi nuk ka pasur ndonjë sulm terrorist./tvklan.al