Shpërthen vullkani në Rusi, fshatrat mbulohen nga hiri

Banorët urdhërohen të qëndrojnë brenda në shtëpi, rrezik për trafikun ajror

Një nga vullkanet më aktive të Rusisë ka shpërthyer duke mbuluar fshatra të tërë nga hiri.

Sipas  Akademisë Ruse të Studimeve Gjeofizike, hiri vullkanik mbuloi një sipërfaqe prej 108 mijë kilometrash katrorë. Në gadishullin Kamçatka, rreth 6.800 kilometra në lindje të Moskës, banorët u urdhëruan të qëndrojnë brenda.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Shkollat ​​dhe kopshti janë mbyllur dhe fëmijët sot janë në shtëpi. Njerëzit u këshilluan të qëndrojnë në shtëpi, të mbyllin dritaret, në mënyrë që grimcat e vogla të pluhurit të mos futen brenda.”

Autoritetet ruse kanë lëshuar një paralajmërim për trafikun ajror, duke vënë në dukje se shpërthimet e hirit mund të ndodhin në çdo moment.

Vullkani Shiveluç ka pasur rreth 60 shpërthime të konsiderueshme në 10,000 vitet e fundit, i fundit më i madhi ishte në 2007.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share