Shpërthen terminali i gazit në Shën Petersburg, dyshohet se u godit nga dronë

Një shpërthim ka ndodhur në një terminal të eksportit të gazit pranë qytetit të Shën Petersburg në Rusi, thonë zyrtarët.

Shpërthimi shkaktoi një zjarr të madh, tha agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti. Agjencia tha se zjarri ishte vënë nën kontroll dhe nuk kishte raportime për të lënduar, transmeton Klankosova.

Shkaku i zjarrit nuk dihet, por mediat lokale kanë raportuar se në zonë janë parë dronë.

Si Rusia ashtu edhe Ukraina kanë përdorur drone në konfliktin aktual. Ukraina zakonisht nuk i pranon sulme të tilla.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share