Më datë 11.09.2024 në ora 12.05, në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 11.50 në atarin e fshatit Negotinë, komuna Vrapçisht, derisa ndodhej në arën e vëllait të tij në afërsi të vendit të quajtur ,,Mavrica”, nga shpërthimi i një granate dore është lënduar personi B.A. (51) nga fshati Negotinë. Ai është transferuar në qendrën emergjente në Gostivar për ndihmë mjekësore.
Një ekip i DPB-Gostivar, me autorizim të prokurorit publik, në bashkëpunim me ekipin e Njësisë për zbulimin dhe demontimin e mjeteve shpërthyese nga MPB ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes. Punohet në zbardhjen e rastit. /tvklan.mk/