Shpërthen në flakë furgoni me bombola oksigjeni në qendër të Milanos

Një shpërthim masiv ndodhi këtë të enjte në qendër të Milanos, në Itali. Shkak për ngjarjen, e cila ndodhi gjatë orëve të mëngjesit, u bë shpërthimi i disa bombolave të oksigjenit, që ndodheshin brenda një furgoni të parkuar në rrugë.

Flakët e mëdha u përhapën me shpejtësi duke përfshirë në total 12 mjete. Si pasojë e ngjarjes mbeti i plagosur një person, i cili mori dëmtime në dorë, ndërsa autoritetet evakuuan një shkollë fillore dhe një ndërtesë me zyra.

Sipas asaj që shkruan ANSA, bombolat nga ku nisi shpërthimi do të shkarkoheshin në një farmaci që ndodhej pranë, e cila u përfshi po ashtu nga flakët së bashku me katin e dytë të ndërtesës që u evakuua.

I plagosur mësohet se mbeti shoferi i furgonit që shpërtheu, megjithatë gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Autoritetet kanë nisur hetimet për ngjarjen në fjalë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share