Shpërndau lajmin në “facebook” dhe u thirr në polici (VIDEO)

POLICI THOTË SE NUK KA SHKELUR PRIVATËSINË E KOMANDANTIT

Shpërndau lajmin e një portali në profilin e tij në “facebook” dhe u thirr në bisedë informative në stacionin policor në Tetovë. Sipas lajmit të shpërndarë komandati po bën keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se ka blerë villë me vlerë për 250 mijë eurove. E për shpërndarjen e këtij lajmi Florim Alimi mori ftesë të shkon në polici me akuzë se ka bërë keqpërdorim të të dhënave personale.

“Unë nuk kam përdorur asnjë të dhënë personale, as emër, as mbiemër, as ditëlidnje, asnjëgjë në lidhje me gjendjen materiale të kolegut tim, komandirit të Tetovës” – tha Florim Alimi, kryetar i sindikatës të pavarur në sektorin për punë të brendshme Tetovë.

Alimi thotë se e gjithë kjo bëhet përshkak se ai është kryetar i Sidnikatës së pavarur në SPB Tetovë dhe gjithnjë ngrit zërin për t’i përmirsuar kushtet e kolegëve të tij polic.

“Unë vetëm si informacion e shpërnava që të vërtetohet dhe njësitë kompetente që është kontrolli i punëve të brendshme apo sektori për kriminalistikë kompjuterike të sheh kush janë këto që e kanë shpërnarë këtë informacion dhe sa është I saktë mbi këtë informacion se këtu atakohet edhe dinjiteti dhe uniforma e policëve. Se informacioni është se ka keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe si arrihet një villë luksoze mbi 250 mijë euro me një rrogë punëtori. Këtu duhet organet kompetente të mirren jo unë” – tha Florim Alimi.

Edhe pse ka kryer shkollën e lartë dhe punon në polici mbi 20 vite, disa herë degradojnë në në punë duke ia ndërruar pozitën si një polic fillestar. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Arbana Qerimi

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share