Shoqata “Ivan Mihajlov”? – Lloga refuzon kërkesën për përdorimin e emrit

Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka nënshkruar vendimin me të cilin refuzohet si e pabazuar kërkesa për marrjen e aprovimit për përdorimin e emrit “Ivan Mihajlov” si emër në përdorim të Shoqatës “Ivan Mihajlov-Qendra e Kulturës Manastir”.

“Ministri Lloga e nënshkroi vendimin duke pasur parasysh mendimin negativ të Komisionit për Përdorim të Emrave të Personave e cila sot mbajti takim dhe në shpjegimin e qëndrimit negativ deklaroi se emërtimi i cilës do shoqatë të qytetarëve me emrin Ivan (Vanço) Mihajlov paraqet fyerje dhe provokim ndaj ndjenjave kombëtare të popullit maqedonas, duke pasur parasysh mohimin publik dhe të vazhdueshëm të identitetit, gjuhës dhe kulturës maqedonase. Madhështimi dhe festimi i figurës dhe veprës së tij shkakton mosdurim, intolerancë dhe urrejtje në shoqërinë maqedonase. Në nenin 9-a të Ligjit për shoqatat dhe fondacionet për përdorim të emrit, mbiemrit, pseudonimit,  shkurtesës ose inicialeve të një personi, thuhet se pëlqimi jepet nga Ministri i Drejtësisë pas një mendimi pozitiv të marrë më parë nga Komisioni për Përdorim të Emrave të Personave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share