Shoqata “Agimi i bamirësisë” ndihmon studentët me vakte falas (VIDEO)

XHELADINI: PAR RRITJES SË ÇMIMËVE KËRKESAT JANË SHTUAR”

Shoqata “Agimi i Bimirës” për gjashtë vite me radhë shpërndan ushqim falas për nevojtarët dhe studentët e Tetovës.

E kjo ndihmë është më se e nevojshme për studentët që financohen nga prindërit, e njëri prej tyre ishte edhe Jetoni, i cili studionte në vitin e pestë të shkencave mjekësore.

“Duke parë faktin që jeta studentore është e ngarkuar dhe duke parë faktin që jeta është bërë më e vështirë financiarisht për shkak të krizës që ka kapluar globin, kjo është një ndihmë e jashtëzakonshme për çdo student dhe në këtë rast studenti ndihmohet edhe financiarisht duke marrë një racioni ushqimor këtu por edhe duke kursyer kohë” – tha Jeton Luma – Student

– Unë jam i sëmurë, gruaja ime është e sëmurë, ne jemi dy.

– A ju ndihmon kuzhina që ofron vaktin falas?

– Po, na ndihmoi shumë

Sekretari i shoqatës “Agimi i Bamirësisë”, Jeton Xheladini, ndër të tjera shtoi se ndikimi i rritjes së çmimit ka bërë që kërkesa për ushqime të rritet këtë vit, por edhe pse numri është vazhdimisht në rritje, të gjithë kërkesat janë përgjigjur. “Fillimisht shoqata jonë filloi me 30 porcione në ditë për studentët, pastaj u shtuan, edhe pse nuk është për t’u lavdëruar, situata sa vjen e përkeqësohet, sidomos me rritjen e fundit të çmimeve dhe standardit të jetesës, pa dyshim që numri i studentët rriten, kërkesat janë të mëdha por vetëm me një vakt në ditë është pak, ndoshta duhet shtuar por për momentin këto janë mundësitë” – tha Jeton Xheladini, sekretar i shoqatës Agimi i Bamirësisë.

Kjo shoqatë bamirëse financohet kryesisht nga vullnetarë të cilët dëshirojnë të ndihmojnë, ndërsa këtë vit edhe komuna e Tetovës ka ndarë mjete për të ndihmuar studentët dhe nevojtarët.

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share