Shoigu viziton Teheranin, Rusia dhe Irani vendosin të bashkëpunojnë në fushën ushtarake

Përkundër presionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera perëndimore ndaj iranit për të mos i shitur dronë Rusisë, Teherani dhe Moska kanë vendosur ta çojnë bashkëpunimin e tyre, sidomos në fushën ushtarake, në një nivel më të lartë.

Këtë e konfirmoi ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu gjatë vizitës së tij në Teheran të mërkurën ku u takua me zyrtarë të lartë Iranian, përfshi edhe homologun e tij.

“Ne po synojmë një sërë aktivitetesh të planifikuara, pavarësisht kundërshtimit nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë”, citoi agjencia e lajmeve Interfax të ketë thënë Shoigu.

Ai gjithashtu theksoi presioni i sanksioneve ndaj Rusisë dhe Iranit nuk ka dhënë asnjë efekt dhe se të dyja vendet do të bashkëpunojnë më shumë për të garantuar stabilitetin dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

Që nga vendosja e sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë pas pushtimit të saj në Ukrainë në Shkurt 2022, Teherani dhe Moska kanë thelluar lidhjet e tyre dypalëshe, veçanërisht në sferën ushtarake.

Muajin e kaluar, zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov tha se bashkëpunimi ushtarak i Rusisë me Iranin nuk do t’i nënshtrohej presionit gjeopolitik, pas një raporti se Uashingtoni i kishte kërkuar Teheranit të ndalonte shitjen e dronëve në Moskë.

Teherani e ka pranuar më parë dërgimin e dronëve në Rusi, por ka thënë ata janë dërguar përpara pushtimit të Rusisë në Ukrainë. Ndërkohë që Moska ka mohuar që forcat e saj të kenë përdorur drone iraniane në Ukrainë.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share