Miratohet buxheti i ri i pjesshëm deri në Janar
Administrata amerikane do të vazhdojë të funksionojë me buxhet të pjessshëm deri në Janar. Dhoma e Ulët e Kongresit miratoi shtyrjen e afatit të buxhetit të pjessëhm që përfundonte këtë të premte.
Demokratët arritën marrëveshje me republikanët që kanë shumicën, për t’i dhënë më tepër kohë diskutimeve për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe për të shmangur ndalimin e funksionimit të qeverisë amerikane, çka do të çonte bllokimin veçanërisht të shërbimeve publike.
Marrëveshja u konsiderua si fitorja e parë për kreun e ri të Dhomës së Përfaqësuesve, Majk Xhonson. Ai arriti të bindë kolegët e tij të krahut konservator brenda partisë të pranojnë që adiministrata të funksionojë me buxhet të pjesshëm.
Mungesa e një konsensusi brenda republikanëve i kushtoi postin pararendësit të Xhonsonit, Kevin Mekarthi i cili u rrëzua me një mocion muajin e kaluar nga një grup i vogël republikanësh në këtë dhomë.
Mekarthi arriti marrëveshje me demokratët në Shtator për një buxhet të pjessëhm, e cila nuk u pëlqye nga konservatorët brenda republikanëve. Ata kërkojnë veçanërisht ndalimin e ndihmave ushtarake për Ukrainën.
Tv Klan